E FRIKSHME! Parashutisti "ngec" varur në ajër, avioni i kap parashutën kur po fluturonte... (PAMJET)

Bota

E FRIKSHME! Parashutisti "ngec" varur në ajër, avioni i kap

Një incident ka tronditur komunitetin e parashutistëve, kur një parashutist mbeti i varur në ajër për disa minuta, pasi parashuta e tij ngeci në bishtin e një aeroplanI në një lartësi prej 15,000 metrash.

Ngjarja ka ndodhur mbi Queenslandin e Veriut, Australi, dhe është filmuar nga një kameraman që ndodhej gjithashtu në bord.

Sipas pamjeve të publikuara nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), parashutisti po përgatitej të hidhej nga dera e avionit Cessna Caravan, kur doreza e parashutës së tij rezervë ngeci në krahun e avionit dhe u hap.


Si pasojë, parashuta rezervë u ngërthye në bishtin e aeroplanit, duke e lënë burrin të varur nga pas dhe të fluturonte në ajër, ndërkohë që avioni vazhdonte të ecte me shpejtësi të lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion