“Ishte magjike të...”/ Djemtë e Shakirës PUSHTOJNË skenën në Buenos Aires (VIDEO)

Showbiz

“Ishte magjike të...”/ Djemtë e Shakirës

Këngëtarja e famshme, Shakira, surprizoi fansat gjatë turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, duke sjellë një moment të veçantë familjar në skenë.

Gjatë një koncerti në Buenos Aires, djemtë e saj, Milan, 12 vjeç, dhe Sasha, 10 vjeç, iu bashkuan për të interpretuar këngën emocionuese “Acrostico”.

Të veshur me kostume blu, që përputheshin me fustanin artistik të nënës së tyre, djemtë shkëlqyen pranë yllit të muzikës, duke treguar jo vetëm talentin, por edhe lidhjen e ngushtë familjare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Shakira ndau foto dhe video nga performanca në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, duke shkruar:

“Buenos Aires, faleminderit për këtë moment që do të na zgjasë përgjithmonë. Ishte magjike të këndoja me fëmijët e mi dhe t’i shihja të nxirrnin muzikën që mbartin brenda, ndërsa unë shikoj familje të tëra duke kënduar dhe përqafuar.”

ME TE LEXUARAT