Emri/ Mbytet një pushues 55-vjeçar në plazhin e Velipojës

Aktualitet

Emri/ Mbytet një pushues 55-vjeçar në plazhin e Velipojës

Një pushues është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Velipojës. Klan News raporton se viktima është 55-vjeçari Pjeter Gjorovia nga fshati Stajka.

Deri tani mësohet se  vdekja e 55-vjeçarit është shkaktuar nga moti i keq dhe deti ka qenë me dallgë.

Kanë qenë tre pushues në rrezik për t’u mbytur, por vetëm 55-vjeçari nuk ka mund të shpëtojë. Dy qytetarët e tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore.

Edhe pak ditë më parë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin e Tales në Lezhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion