“E fituam luftën”/ Reagon sërish Trump: Po flasim me njerëzit e duhur në Iran, ata po kërkojnë me dëshpërim...

Bota

“E fituam luftën”/ Reagon sërish Trump: Po flasim me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me “njerëzit e duhur” në Iran.

Në një prononcim për gazetarët në Shtëpia e Bardhë, Trump tha:

“Ne po flasim me njerëzit e duhur në Iran dhe ata duan me dëshpërim të arrijnë një marrëveshje”.

Ai shtoi se gjatë këtij procesi ka vënë re “një ndryshim të vërtetë të regjimit” në Teheran, duke e përshkruar situatën si një fitore strategjike, megjithëse shtoi se nuk i beson askujt plotësisht.

Ndërkohë, autoritetet amerikane po e vlerësojnë Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetarin e parlamentit të Teheranit, si një partner të mundshëm për dialog dhe madje si një udhëheqës të ardhshëm të vendit./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion