Krimi në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën time

Aktualitet

Krimi në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri:

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me pushkë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj dhe më pas edhe veten.

Sipas burimeve nga Policia, djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë.

Ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qënë para 10 ditëve kur i ka hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe 80-vjeçari është acaruar duke i thënë djalit “Pse u hedh pleh patateve”, konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit.

Pasi është kthyer nga Fieri, mësohet se djali i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ka lajmëruar një kushëririn e vet dhe më pas Policinë. Po sipas burimeve policore, arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qënë e fshehur nën tokë, pasi ishte me dhe.

Ndërkohë që ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër ka shkaktuar vdekjen e 80-vjeçarit i cili është vetëvrarë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion