Dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, përfundon në spital 85-vjeçari në Mat

Aktualitet

Dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri,

Policia e Matit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një 85-vjeçar është dërguar në spital, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

“Mat/ informacion paraprak. Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht   është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion