E bujshme nga Brazili, Presidenti: Të përjashtohen nga Kombëtarja ata që luajnë jashtë vendit!

Një lajm i bujshëm vjen këtë të dielë nga mediat braziliane, ku Presidenti i Shtetit, Luiz Inacio Lula da Silva, Lula ka bërë deklarata të paprituar në lidhje me kombëtaren e futbollit të vendit të tij.
Lula deklaroi në një prononcim për mediet se dëshiron që të kishte një ekip kombëtar të përbërë vetëm nga lojtarë që luajnë në kampionatet e Brazilit.
Gjithçka nisi pas fitores 2-1 të skuadrës së trajneriy Dorival Junior ndaj Kilit.
Sugjerimi i Presidentit të Brazilit frymëzohet nga autorët e dy golave, Igor Jesus dhe Luiz Henrique, të dy lojtarë të ekipit të Botafogos.
“Në Brazil ka lojtarë të mirë me të njëjtat cilësi si ata që luajnë jashtë, ndaj duhet t'u japim mundësi atyre që janë këtu”-deklaroi Lula.
Ai ka shkuar edhe më tej, pasi së fundmi u takua me presidentin e Federatës së Futbollit (CBF) Ednaldo Rodrigues, me të cilin diskutoi idenë që synon ta çojë përpara dhe që do të kopjonte atë që tashmë ndodh në Angli me ekipin kombëtar të regbisë.


