Dy tornado të njëpasnjëshëm në Pensilvania, meteorologët paralajmërojnë përmbytje (Foto)
Lajmifundit
/
30 July 2021, 11:11
Bota

Pensilvania është goditur nga 2 tornado të njëpasnjëshëm një ditë më parë, ku për pasojë janë plagosur dhjetëra persona, ndërsa janë shkatërruar totalisht disa shtëpia.

Mediat lokale shkruajnë se tornadoja e parë ndodhi në orën 5 të pasdites, me orën lokale, e dytë erdhi disa minuta më vonë.

Sipas mediave vendase, 8 mijë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë, ndërsa në mbarë vendin ka rënë deri në 5 cm shi.

Shërbimi kombëtar meteorologjik paralajmëron për përmbytje në Pensilvani dhe Nju-Xhersi.


