Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari

Aktualitet

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar për prodhim dhe shitje droge. Në pranga ka rënë Amarildo Gockaj, i cili u kap në lagjen "24 Maji", Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën një sasi me kokainë. një pjesë e kokainës ishte ndarë në doza, gati për shitje.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

ME TE LEXUARAT