"Duke shijuar jetën e tyre të re", gazetarja e BBC publikon videon e afganëve në Shqipëri

Bota

"Duke shijuar jetën e tyre të re", gazetarja e BBC publikon

Shqipëria është një nga vendet që pritet të strehojë rreth 4 mijë afganë, për një periudhë 1 vjeçare. Ndërkohë, grupet e para janë akomoduar në vendin tonë.

Ata janë strehuar në restortet e Durrësit dhe në konviktet e Qytet Studentit. Atmosfera e krijuar dhe qetësia që ata kanë përftuar me mbërritjen në Shqipëri, është pasqyruar nga korrespondentja e BBC, Yalda Hakim.

Ajo ka publikuar një video në “Twitter” ku shihen disa fëmijë duke lozur në ambientet e kampusit studentor.


“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan gazetarja në “Twitter”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion