"Jemi rritur me këngët e tij", Ruçi për ndarjen nga jeta të Sherif Merdarit: Dha kontribut për artin

Politikë

"Jemi rritur me këngët e tij", Ruçi për ndarjen

Gramoz Ruçi, kryetari i parlamentit në largim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistin Sherif Merdari.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ruçi shkruan se Merdani me artin e tij, ka dhënë një kontribut emancipues për këngën dhe muzikën shqiptare.

Më tej Ruçi thotë se artisti vuajti dënime dhe sakrifikoi vite të tëra nga jeta e tij, dënime që nuk ia ndrydhën talentin dhe nuk ia pakësuan fisnikërinë.

Mesazhi i Gramoz Ruçit:

Sherif Merdani ishte një këngëtar dhe artist i madh, që i këndoi me dashuri jetës, dashurisë, nënës dhe gjithshkaje të bukur te njerëzit, shpirti dhe ndjenjat e tyre. Repertori i Sherif Merdanit është një simfoni e dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Me artin e tij Sherif Merdani emancipoi artin, këngën dhe muzikën shqiptare.

Për këtë kontribut emancipues, ky artist i madh vuajti dënime e sakrifikoi vite të tëra nga jeta e tij. Por këto vuajtje nuk ia ndrydhën talentin dhe nuk ia pakësuan fisnikërinë. Me këngët e Sherif Merdanit jemi rritur dhe ato do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm.”, shkruan në mesazhin e tij  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion