"Dritë jeshile" në marrëdhëniet me Athinën, Erdogan: Nuk do t’i përdorim kurrë avionët luftarakë F-16 kundër Greqisë

Bota

"Dritë jeshile" në marrëdhëniet me Athinën,

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se Turqia nuk ka përdorur avionë luftarakë F-16 kundër Greqisë dhe as nuk do t’i përdorë. Mesa duket marrëdhëniet diplomatike mes Ankarasë dhe Athinës, po mbizotërohen nga një klimë pozitive.

Këtë deklaratë presidenti turk e bëri në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s, që u mbajt në Lituani.

“Ne kurrë nuk i kemi përdorur F-16-të tanë kundër Greqisë dhe nuk kemi ndërmend t’i përdorim kundër Greqisë. Qëllimi është të fitojmë më shumë miq sesa armiq”, tha presidenti turk.

Lidhur me proceset e pranimit të Suedisë në NATO, pas reagimeve të ashpra për  djegien e Kuranit, Erdogan tha se “Turqia është një vend që ka mbështetur gjithmonë politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Deri më tani, ne nuk kemi penguar arbitrarisht asnjë vend që të anëtarësohet në aleancë”.

ME TE LEXUARAT