“Donin të më eliminonin me çokollata të helmuara”, Presidenti i Ekuadorit denoncon tentativën për vrasje ndaj tij

Bota

“Donin të më eliminonin me çokollata të

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka raportuar një tentativë të re atentati ndaj tij.

Në një intervistë për CNN, kreu i shtetit deklaroi se është përpjekur të helmohej përmes çokollatave që u shpërndanë gjatë një aktiviteti publik.


Sipas Noboas, analizat kanë treguar praninë e tre substancave kimike në përqendrim të lartë, çka sipas tij “nuk mund të ketë qenë e rastësishme”.

“Prania e tre përbërësve kimikë në përqendrim të lartë nuk mund të ketë qenë e paqëllimshme. Ne kemi ngritur një padi dhe kemi paraqitur prova që tregojnë qartë përqendrimin e këtyre substancave,” – deklaroi presidenti i Ekuadorit për CNN.

Noboa kujtoi gjithashtu edhe sulmin ndaj autokolonës presidenciale dy javë më parë, ku siç tha ai u përdorën raketa të improvizuara, kokteje Molotov dhe gurë.

Autoritetet ekuadoriane ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi hetimin, ndërsa incidenti i fundit ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë e kreut të shtetit në një vend të trazuar nga dhuna dhe krimi i organizuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion