Donald Trump pret sot Netanyahun, në fokus të bisedimeve zhvillimet në Lindjen e Mesme
Kriza në Lindjen e Mesme do të jetë në krye të agjendës së kryeminiztrit izraelit Benjamin Netanyahu me Presidentin amerikan.
Ai do të bëhet lideri i parë i huaj që takohet me Donald Trump pasi ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për një mandat të dytë.
Lideri i parë i huaj që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu kërkon mbështetje të fortë nga Presidenti i SHBA-së
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar kohët e fundit për shkak të veprimeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban si dhe kritikave nga paraardhësi i Trump, ish-presidenti Joe Biden.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Takimi synon edhe përgatitjen e raundit të ardhshëm të negociatave mes Tel Avivit dhe Hamasit për vazhdimin e armëpushimit.
Netanyahu do të takohet gjithashtu me të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme