Si arriti të arratisej nga burgu 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë? Zbardhen detajet

Aktualitet

Si arriti të arratisej nga burgu 49-vjeçari me rrezikshmëri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. 

Sipas drejtorisë së Burgjeve 49-vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 për veprën penale “Dhuna në familje” dhe me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Nga kontrollet e menjëhershme të kryera në institucion është vërejtur se ky shtetas ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për t’u larguar nga rrethimi i institucionit. Po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Duke qenë se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion të vlefshëm në lidhje me vendndodhjen e tij.

 

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ka vendosur shpërblimin prej 10 000 euro për çdo informacion që çon në gjetjen e këtij shtetasi. Çdo qytetar mund të kontaktojë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit ose në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

ME TE LEXUARAT