Donald Trump ashpërson tonet ndaj Putinit: Kujdes! Po luan me zjarrin

Bota

Donald Trump ashpërson tonet ndaj Putinit: Kujdes! Po luan me zjarrin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, pasi Rusia vijon të sulmojë fort mbi Ukrainë.

Në reagimin e tij në “Truth Social”, Trump shkruans e Putin po “luan me zjarrin”, duke vijuar më tej se durimit po i vjen fundi.

"Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi. Dhe kur them shumë të këqija, e kam seriozisht. Ai po luan me zjarrin!”, shkruan Trump në reagimin e tij.

Kjo deklaratë e fortë vjen në një moment kur Rusia ka ndërmarrë disa nga sulmet më të rënda me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion