Pse vonoi 3 muaj operacioni “Ura”? Flet Drejtori antimafias italiane: SPAK mori kohë…

Aktualitet

Pse vonoi 3 muaj operacioni “Ura”? Flet Drejtori antimafias

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane, Michele Carbone ka folur për operacionin ‘Ura’ të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë.

I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve

“Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht” tha Michele Carbone për Syri TV.

Carbone u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion