Do të mbledhë 250 mijë paund për bamirësi, 35-vjeçari tërheq avionin 1.25 ton

Bota

Do të mbledhë 250 mijë paund për bamirësi,

Njihuni me Carl Thomas, 35-vjeçari nga Stockport, i cili tërhoqi avionin Cessna për një mision shumë human. Kampioni i kikboksit ka arritur të tërheqë një avion me peshë 1.25 ton sa gjatësia e garës së maratonës, 42.2 kilometra brenda 24 orëve pa ndaluar, pasi dëshiron që të mbledhë të paktën 250 mijë paund për një organizatë bamirësie.

Mediat e huaja shkruajnë se 35-vjeçari po përpiqet të ndihmojë dy fëmijë, Ollie dhe Amelia Carroll, të sëmurë me sëmundjen Batten, e cila është e pashërueshme dhe prek sistemin nervor, duke shkaktuar kriza, dëmtime shikimi, humbje të lëvizshmërisë dhe vdekje të hershme.

Do të mbledhë 250 mijë paund për bamirësi,

Mjekët mundet vetëm të trajtojnë këtë sëmundje dhe të shtyjnë sadopak sëmundjen e vogëlushëve. Ollie, nëntë vjeç, u diagnostikua me gjendjen në 2015 dhe motra e tij Amelia, tani shtatë, u diagnostikua një muaj më vonë.

Kjo nuk është e vetmja përpjekje që Carl Thomas ka bërë gjatë këtyre viteve për të mbledhur para. Ai më parë ka vrapuar në 10 maratona në 10 ditë radhazi si dhe ka bërë 1500 milje me biçikletë në 10 ditë. Jo vetëm kaq sepse ai do ndërmarrë edhe sfida të tjera dhe pretendon të fitojë rreth 1 milionë paund dhe t’i dhurojë për organizatën.

ME TE LEXUARAT