Johnson& Johnson “hedh” në kosh 15 milionë doza të vaksinës anti-covid, shkak u bë një gabim njerëzor

Bota

Johnson& Johnson “hedh” në kosh 15 milionë doza

Një dëm shumë i madh iu kushtua kompanisë Johnson&Johnson, pas një gabimi njerëzor. Mediat e huaja shkruajnë se nga ky gabim, plot 15 milionë doza të vaksinës anti covid Johnson&Johnson janë hedhur në kosh, duke shkaktuar vonesa në shpërndarjen e tyre në vend.

Impianti ku ndodhet laboratori drejtohet nga një shoqëri partnere e Johnson&Johnson dhe AstraZeneca. Përbërësit e dy vaksinave janë bashkuar gabimisht, duke prishur miliona doza dhe duke vënë në dyshim dorëzimet në kohë të tyre.

Sipas të përditshmes amerikane gabimi nuk ndikon në dozat e Johnson&Johnson që aktualisht janë shpërndarë dhe po përdoren në nivel kombëtar, e që janë prodhuar në vendet e ulëta; por në porositë e ardhshme të vaksinës që do të duhej të vinin pikërisht nga impianti i fuqishëm në Baltimore. Në një deklaratë të mërkurën kompania tha se është në rrugën e duhur. Këto doza vijnë nga fabrika e vaksinave Jss & J’s në Holandë

ME TE LEXUARAT