Si i shpëtoi policisë krahu i djathtë i “Fantazmës”, pas breshërisë

Aktualitet

Si i shpëtoi policisë krahu i djathtë i

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Shkodrës në lagjen Kiras ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të patrullës për të ndaluar.

Në pranga ka rënë Ervis Baba, shofer i automjetit dhe një i mitur, ndërsa në kërkim është shpallur Barush alias Bajram Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit i njohur si “Fantazma”.

Barush Bregu ka qenë gjithashtu pasagjer në automjet, i cili ka qëlluar në ajër dhe më pas ka arritur të largohet.

Policia ‘blindoi’ lagjen Kiras me kontrolle, por nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e tij.

Barush Bregu është gjithashtu shpallur në kërkim 1 ditë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Shkodër më 8 shtator 2025 ku mbeti e plagosur edhe kamarierja Meri Kaceri, i dyshuar si personi që i siguroi armën autorit.

Bregu njihet si një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici./Faktor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion