“Do të doja të kisha fëmijë” – Dua Lipa flet për dasmën me Calum Turner dhe planet për familje

Showbiz

“Do të doja të kisha fëmijë” – Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar për herë të parë dëshirën e saj për të krijuar familje me partnerin e saj, aktorin britanik Calum Turner.

Në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze British Vogue, artistja 29-vjeçare foli hapur për ëndrrën e saj për t’u bërë nënë, duke theksuar se nuk është çështje “nëse”, por “kur”.

“Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di kur është koha e duhur. Si do të përshtatet me punën time, turnetë e mia… Ka shumë për të menduar,” – u shpreh Dua.

Ajo shtoi se dashuria për fëmijët është aty, por vendimi për të marrë këtë hap kërkon përkushtim dhe planifikim të kujdesshëm.

“Rritja e një fëmije përfshin shumë më tepër sesa thjesht dashuria për fëmijët,” – tha ajo me qartësi.

Deklaratat e saj vijnë vetëm pak javë pasi Calum Turner i propozoi për martesë. Çifti, që prej muajsh është në qendër të vëmendjes për histori

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion