Djegia e burgut në Indonezi, shkon në 44 numri i viktimave

Bota

Djegia e burgut në Indonezi, shkon në 44 numri i viktimave

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu burgin në provincën Banten të Indonezisë. Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, ndërsa mësohet se 3 nga viktimat u shënuan gjatë trajtimit në spital.

Mësohet se në spital po trajtohen aktualisht 5 persona. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur burgu i personave të dënuar për drogë u përfshi nga flakët. Shkaku i zjarrit vijon të jetë misterioz, ndërkohë që policia vijon të hetojë dinamikën.

Ndërkohë, bëhet me dije se dhomat e paraburgimit ishin të mbyllura kur shpërtheu zjarri, duke shkaktuar vdekjen e 40 personave në vend.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion