Berisha, “në bankën e fundit” në Kuvend, vjen vendimi i Grupit Parlamentar të PS-së
Lajmifundit
/
10 September 2021, 11:24
Politikë

Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur që të injorojë çdo gjë që Berisha do të thotë në Kuvend në mënyrë që të mos i bëjë jehonë deklaratave të tij.
Vendimi është marrë sëfundmi, gjë e cila u pasqyrua edhe nga qendrimi i Ramës gjatë futjes në Kuvend.
Rama u pyet me insistim nga gazetarët për vendimin e Bashës , por zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë se PS është e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën.
Gjatë deklaratave të tij për mediat si edhe përballë militantëve të PD-së, ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij nga Grupi Parlametar demokrat është frut i një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

