OBSH: Duhen 45 miliardë dollarë shtesë për të vaksinuar të gjithë popullsinë vitin e ardhshëm

Bota

OBSH: Duhen 45 miliardë dollarë shtesë për të

Skema COVAX për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19 ka siguruar 19 miliardë dollarë më pak se objektivi fillestar prej 22 miliardë dollarësh brenda vitit, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gjatë një konferencë, ai tha se nevojiten 35 miliardë dollarë deri në 45 miliardë dollarë shtesë gjatë vitit të ardhshëm për të bërë të mundur që shumica e të rriturve në të gjithë botën të vaksinohen.

Shefi i OBT-së u kërkoi kombeve të G7 të financonin për rimëkëmbjen globale të koronavirusit, duke thënë se kriza nuk mund të zgjidhet në të gjithë botën nëse nuk kontribuon secili.

“Vendet e G7 duhet të udhëheqin një përpjekje globale për të përshpejtuar vaksinimin kundër Covid-19 në të gjithë botën.

COVAX (aleanca globale për të siguruar qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave Covid-19) ka nevojë urgjente për 20 milion doza gjatë tremujorit të dytë të 2021 për të kompensuar ndërprerjet në furnizimin e vaksinave.

 

ME TE LEXUARAT