“Dita e tij e parë në punë”, reagimet e qenit bëhen virale, të gjithë po flasin për të (Foto)
Lajmifundit
/
10 September 2021, 10:50
Bota

Të gjithë i kanë sytë tek qeni i cili ka nisur ditën e parë të punës, në krah të rojes së sigurisë. I përgjumur, i dëshpëruar dhe i mbështetur në këmbën e “shefit” të tij, qeni ka treguar gjendjen e shumë njerzve.
Sigurisht, ky moment i mrekullueshëm është fotografuar dhe është shpërndararë kudo. Në përshkrimin e fotos shkruhet: “Dita e tij e parë në punë”, duke qartësuar të gjithë ndjekësit për gjendjen e tij.
Të gjithë e mirëkuptuan këtë gjallesë të bukur, duke vërshuar komentet e tipit: “Kështu jam unë çdo ditë në punë”.


