Kërcënon me jetë policinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar për trafik droge

Aktualitet

Kërcënon me jetë policinë, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.

Mësohet se shtetasi shqiptar me inicialet B.F., 24-vjeç, me banim në Perugia, por pa një dokumentacion të rregullt u ndalua nga një postobllok i policisë italiane gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari në momentin kur u ndalua nga agjentët e anti-drogës, shfaqi shenja paniku, duke i kërcënuar ata me vdekje.

Policia italiane bëri me dije se gjatë një kontrolli më të imtësishëm në makinën që drejtonte 24-vjeçari shqiptar, në kapakun e ndërrimit të marsheve të makinës, u zbuluan 75 doza kokainë që ishin të destinuara për t’u shitur në Rieti.

Në banesën e 24-vjeçarit në Perugia, policia italiane sekuestroi edhe një shumë parash, rreth 2 mijë euro, të ndara në kartëmonedha të vogla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion