Babai vret me thikë në zemër të birin! Shkak bëhen enët e palara
Një krim i rëndë ka ndodhur në Indiana të SHBA-ve, ku një baba 59-vjeçar ka vrarë të birin 31 vjeç për shkak të enëve të palara.
Sipas New York Post, vrasja me thikë në zemër ka ndodhur më 14 qershor ku autori i krimit brutal ishte Timothy Ray Lisby dhe viktimën Christopher Allen.
Duke përshkruar atë që ndodhi, miku i familjes Jeremiah Green, i cili ishte gjithashtu dëshmitar okular, tha se pas debatit për enët e palara, Lisby u përlesh me djalin e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Tim kishte një lugë në dorë dhe ai po godiste Chrisin me të dhe ai më bërtiti ‘Jeremy merre lugën’ dhe unë e bëra. Pastaj Tim vrapoi në kuzhinë dhe mori diçka me shkëlqim dhe të mprehtë dhe e përplasi në gjoksin e Chris-it aq fort sa mundi.”
Oficerët që mbërritën në shtëpi e gjetën 31-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, të gjakosur nga një plagë e hapur në gjoks.
31-vjeçari u dërgua në spital, iu nënshtrua një operacioni, por ndërroi jetë një ditë më vonë. Sipas mikut të familjes, pasi ka goditur me thikë djalin e tij, 59-vjeçari e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka tentuar ta shpëtojë: Po i bënte presion plagës dhe bërtiste “mos vdis, mos vdis.