Dhuna ndaj KFOR, reagon deputetja britanike: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Bota

Dhuna ndaj KFOR, reagon deputetja britanike: Bandat serbe po paguhen dhe

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku u plagosën 25 trupa të KFOR-it.

Me anë të një postimi në Twitter, deputetja britanike ka deklaruar se grupet kriminale të serbëve në veri po paguhen nga shteti serb.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për të realizuar interesat e tij.
Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion