Dhuna në veri, reagon kryeministri Rama: Fuqia e Serbisë e barabartë me zero, Kosova të vijojë dialogun

Aktualitet

Dhuna në veri, reagon kryeministri Rama: Fuqia e Serbisë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon sulmeve në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur ushtarë të KFOR-it.

Sipas tij përgjegjësia për një situatë të tillë i takon dhunuesve, ndërsa fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve.

Postimi i plotë:

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion