Dënohen me burg 2 shqiptarët e kapur në shtëpinë e barit në Britaninë e Madhe, publikohen emrat

Bota

Dënohen me burg 2 shqiptarët e kapur në shtëpinë e
Dy shqiptarë janë dënuar me nga 8 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një ndërtesë zyrash pranë qytetit Northwich. Brenda ambienteve u zbuluan rreth 515 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 400 mijë paund.

Livan Gjini, 27 vjeç, banues në Stoke-on-Trent, dhe Jetmir Grrica, 23 vjeç, banues në Crewe, pranuan fajësinë për kultivimin e lëndës narkotike gjatë paraqitjes së tyre në Gjykatën e Chesterit, më 2 shkurt 2026.

Gjatë kontrollit në ndërtesën në Brunel Court, efektivët zbuluan më 1 shkurt se ambientet tregtare ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit. Hetimet zbuluan gjithashtu se furnizimi me energji elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme.
Të dy të rinjtë u gjetën brenda ambienteve të kultivimit.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion