Danimarka veçohet nga Europa, lehtëson masat kundër Covid-19, ja vendimi për shkollat dhe restorantet

Teksa Covid-19 ka vrarë miliona njerëz, dhe miliona të tjerë janë në rrezik, Danimarka ka vendosur që të lehtësojë masat. Ndërsa e gjithë Europa, përfshirë edhe Gjermaninë po karantinojnë vendin, qeveria e Danimarkës ka mendua ndryshe. Mediat e huaja shkruajnë se të hënën vendi do marrë frymë lirisht.
Bëhet me dije se nga 6 Prilli, do të hapen shkollat ndërsa restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera do të rihapen një muaj më vonë. Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen tha se shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë personat nën 50 vjeç. Sidoqoftë, plani i rihapjes së vendit vlen vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi.
Danimarka gradualisht ka lehtësuar masat e marra pasi normat e infeksionit kanë rënë. Ndërkohë vende të tilla si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë shënuar rritje të infeksioneve në javët e fundit.


