Cunami mbërrin në brigjet e SHBA/ Dallgë të ulëta në Kaliforni, Oregon dhe Uashington. Ulet rreziku për Hawaii-n

Bota

Cunami mbërrin në brigjet e SHBA/ Dallgë të ulëta

Cunami që u shkaktua pas tërmetit masiv në Japoni ka mbërritur në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke prekur Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin. Deri më tani, valët e regjistruara kanë qenë relativisht të ulëta – më e madhja prej tyre arriti lartësinë e rreth gjysmë metri dhe u regjistrua në zona si Arena Cove, Crescent City dhe Monterey në Kaliforni. Paralajmërimi për cunam mbetet ende në fuqi për pjesën veriore të bregdetit kalifornian.

Ndërkohë, Qendra e Paralajmërimeve për Cuname në Paqësor ka njoftuar se niveli i alarmit për Hawaiin është ulur, duke shtuar se “më e keqja ka kaluar”. Para se situata të stabilizohej, valë deri në 1.7 metra u regjistruan në ishuj. Banorëve bregdetarë iu kërkua të largoheshin drejt zonave më të larta ose të qëndronin në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa Roja Bregdetare amerikane urdhëroi anijet të largoheshin nga portet.

Aeroporti i Honolulusë, i cili ishte pezulluar përkohësisht, ka rifilluar operimin, ndërkohë që aeroporti në Maui vijon të mbetet i mbyllur për shkak të situatës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion