Covid-19 shkatërroi Japoninë, mbi 1500 bineze falimentojnë

Bota

Covid-19 shkatërroi Japoninë, mbi 1500 bineze falimentojnë

Covid-19 ka çuar në falemintimin e mbi 1.500 biznese në Japoni, që nga shkurti i vitit 2020, kur nisi pandemia. “Teikoku Databank” ka shqyrtuar kompanitë që kanë aplikuar për falimentim dhe likuidim gjyqësor që prej shkurtit 2020 e deri më tani. Sipas kësaj, 250 kompani nga sektori i ushqimeve dhe pijeve janë renditur të parat në mesin e 1.500 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin.

Në vitin e fundit kanë falimentuar 140 kompani ndërtimi dhe 89 kompani të strehimit në turizëm. Në lajm theksohet se normat e falimentimit do të vazhdojnë të rriten nëse zgjatet për herë të tretë gjendja e jashtëzakonshme që zbatohet kundër pandemisë./AA/

ME TE LEXUARAT