Covid-19 ia ka dëmtuar mushkëritë, 17-vjeçarja përfundon në spital: Vaksinohuni, virusi nuk është një shaka

Bota

Covid-19 ia ka dëmtuar mushkëritë, 17-vjeçarja

Covid-19 ka prekur rëndë një 17-vjeçare në Britani, e cila ka bërë thirrje që të ndërgjegjësohen të gjithë. Mediat britanike shkruajnë se Maisy Evans, nga South Wales prej ditësh është në spital, si pasojë e Covid-19, ndërsa gjendja e saj nuk është e mirë, por nën kontroll.

Sipas informacioneve, kura e saj do zgjasë disa kohë, pasi skaneri ka nxjerrë në pah mushkëritë e dëmtuara. Ajo ka folur për mediat, ndërsa thekson se Covid-19 nuk është një lojë.

“Ky virus nuk është shaka. Të rinjtë duhet të vaksinohen për të qenë më të sigurt. Unë jam 17 vjeçe dhe aktualisht jam duke marrë antibiotikë, morfinë dhe hollues gjaku. Ju lutem merreni seriozisht këtë virus, edhe nëse e konsideroni veten të shëndetshëm, ashtu siç mendoja dhe unë. Do të qëndroj edhe disa ditë të tjera në spital, por për momentin frymëmarrjen e kam të rënduar”, tha Maisy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion