Aksidentohen dy makina në aksin Koplik- Hot, ndërron jetë shoferi 22-vjeçar

Aktualitet

Aksidentohen dy makina në aksin Koplik- Hot, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur një natë më parë në aksin Koplik- Hot. Policia bën me dije se dy makina, “Benz” dhe “Audi” janë përplasur dhe për pasojë ka vdekur shoferi i këtij të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është një 22-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C.  22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion