Burri vjedh ekskavatorin dhe godet policët që tentuan t'a arrestonin

Bota

Burri vjedh ekskavatorin dhe godet policët që tentuan t'a

Një burrë është arrestuar nga policia pasi  kishte vjedhur një ekskavator nga një kantier ndërtimi. Sipas News Channnel, ai u përpoq të godiste oficerët e policisë me kovën e ekskavatorit,  në mënyrë që të shpëtonte nga prangat.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së.

Policia thotë se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Hugo Berrera, i cili ishte duke vozitur ekskavatorin  drejt perëndimit të Kalifornisë.

33 vjeçari  refuzoi të linte automjetin dhe u përpoq t'u shmangej oficerëve duke i sulmuar me  kovën e eskavatorit. Pas përpjekjesh nga ana e policisë burri u arrestua.

ME TE LEXUARAT