Bullgaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në mars

Bota

Bullgaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në mars

Qeveria bullgare vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, deri më 31 mars 2022. Zgjatja, e cila fillimisht u njoftua më 14 maj 2020, synon të “kufizojë përhapjen” e koronavirusit, tha në një deklaratë për shtyp qeveria, e cila ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Europian.

Në 93% të territorit, incidenca e 14 ditëve të fundit ka kaluar 500 raste për 100 000 banorë. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vetëm 29.3% e 6.9 milionë banorëve të Bullgarisë janë vaksinuar plotësisht, shkalla më e ulët në BE.

Bullgaria ka shënuar  27.658  viktima dhe 679.983 raste që nga fillimi i pandemisë.abcnews

ME TE LEXUARAT