Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn

Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykim i shkurtuar për Nevaldo

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë, pritet që më 3 qershor Gjykata të shprehet me vendim për ish-efektivin e forcave “Shqiponja”.

Gjykimi i shkurtuar eviton fazën e hetimit gjyqësor, ndërsa Hajdaraj përfiton ulje të 1/3 të dënimit. Ndërkohë, po më 3 qershor mbrojtja do të parashtrojë konkluzionet në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë për ngjarjen.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga ish-punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensione politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion