Britania e Madhe “i jep leje” Ukrainës: Sulmo Rusinë me armët tona

Bota

Britania e Madhe “i jep leje” Ukrainës: Sulmo Rusinë me

Cameron ishte në Kiev ditën e djeshem, ku premtoi 3 miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën për aq sa kohë sa të ishte e nevojshme. Ai shtoi se Ukraina kishte të drejtë të përdorte armët e ofruara nga Britania për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit nëse do ta bënte këtë.

“Ukraina e ka këtë të drejtë. Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën që të mbrohet,” tha Cameron.

Sekretari i Jashtëm tha se mbështetja e vazhdueshme nga Britania do të duhet të vijë në formën e ndihmës financiare. Në takimin e tij të dytë në Kiev, si sekretar i jashtëm ai u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion