Skema/ Çmontimi i rrjetit të dr*gës, porosia merrej në “bazën” në Laprakë, më pas shpërndahej me taksi

Aktualitet

Skema/ Çmontimi i rrjetit të dr*gës, porosia merrej në

Detaje të reja nga operacioni "Tempulli 3", i ndërmarrë më 2 maj 2024 nga Antidroga e Tiranës. Në momenti kur merrej porosia në një banesë në Laprakë e cila funksiononte si Call Center deri tek dorëzimi i dozave me taksi në destinacion. 

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

E ndërsa porositë bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal. Malli ruhej nëpër shtëpi me qira, të cilat ishin marrë nga ana e pjesëtarëve të grupit.

Deri tani janë 25 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 3” në Tiranë. Në krye të grupit dyshohet të jetë Enea Sulejmani, kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit 2024 pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke tentuar t'i shtypë me makinë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë pasi në makinë ishte me 1 kilogramë kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,  27 telefona celular të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme", tha dje drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një konferencë për median.  

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion