Shkrumbohet stalla e bagëtive në Lezhë, flakët përhapen në pyll, rrezikohen banesat

Aktualitet

Shkrumbohet stalla e bagëtive në Lezhë, flakët përhapen

Një kompleks blektoral u shkrumbua nga flakët e zjarrit në fshatin Pllanë të Lezhës pranë “Urës me Harqe”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, por fatmirësisht nuk pati bagëti të dëmtuara, pasi janë arritur të nxirren në kohë nga stalla.

Fillimisht flakët u shfaqen në pjesën e jashtme të kompleksit dhe favorizuar nga baza e shumtë matariale që kishte për bagëtitë u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin, ndërsa nga flakët u përfshi edhe masivi pyjor që ndodhej aty pranë.

Menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve brenda kompleksit blektoral dhe tashmë vëmendja është përqëndruar tek masivi pyjor i cili vijon të digjet.

Për shkak të dendisë së bimësisë dhe si dhe erës, flakët janë përhapur në disa drejtime, duke rrezikuar linjën elektrike të tensionit të lartë dhe banesat të cilat ndodhet në anën e poshtme të malit.

Në terren ndodhet forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe banor të zonës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet e shkaktuara në kompleksin blektoral si dhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion