Luljeta e 'Përputhen' sqaron tekstin e këngës “S’ta jap”: E kisha për buzën...

Showbiz

Luljeta e 'Përputhen' sqaron tekstin e këngës

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Luljeta e “Përputhen +40”, e cila ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të këngës “S’ta jap” që theu rrjetin.

Pa asnjë kompleks, 65 vjeçarja hyri në studio duke kënduar live refrenin e këngës, duke sqaruar më pas se i gjithë qëllimi i saj është të argëtohet e jo të bëhet këngëtare.

Luljeta ndau më shumë detaje nga momenti kur vendosi të bashkëpunonte me Ndriçimin, madje nuk ngurroi të sqaronte edhe domethënien e tekstit.

“Unë ndenja deri në 4 të natës duke kënduar si bilbili. Të këndosh të 4 të natës, të nxjerrësh dhe këngën…Kënga ka fjalët ‘ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’.

Tani pjesa e Çimit ishte “ma jep, ma jep” dhe është fjala për buzën. Njerëzit ndoshta e kanë komentuar keq”, sqaroi ndër të tjera 65 vjeçarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion