Bota drejt një lufte të thellë tregtare, Trump thirrje amerikanëve: Qëndroni të fortë!

Bota

Bota drejt një lufte të thellë tregtare, Trump thirrje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një mesazh për qytetarët amerikanë, pas vendimit të tij për vendosjen e tarifave për mallrat e importuara.

Përmes këtij mesazhi Trump u përpoq të qetësonte shqetësimet e amerikanëve për rrjedhën e ekonomisë pasi qeveria amerikane vendosi tarifat më të larta në një shekull për mbi 60 vende të botës, të cilat po i përgjigjen SHBA-ve me hakmarrje.

“Gjithçka do të shkojë mirë. SHBA do të bëhet më e madhe dhe më mirë se kurrë”, tha Trump në “Truth Social”.

Tarifat e Trump përfshijnë një rritje prej 104% për të gjitha produktet kineze. Kjo çoi në tarifa të larta hakmarrëse nga disa vende për produktet amerikane.

ME TE LEXUARAT