Bombarduesit e SHBA godasin Iranin, Trump: Shkatërruam plotësisht objektivat bërthamore
Lajmifundit
/
22 Qershor 2025, 08:13
Bota

SHBA-të goditën disa objekte kryesore bërthamore iraniane të dielën në mëngjes, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se vendet ishin "shkatërruar plotësisht" dhe paralajmëroi se SHBA-të mund të sulmojnë objektiva të tjerë nëse Irani nuk bën paqe.
Në sulme u përdorën bombardues amerikanë B-2, dhe burimet thanë se SHBA-të përdorën gjithashtu një bombë “shkatërruese bunkerësh” prej 30,000 paundësh.
Ky eshtë rasti i parë i njohur i përdorimit të bombës në mënyrë operacionale.