Biznesmeni i martuar britanik akuzohet për vrasjen e pastrueses që u gjet e mbytur në Hong Kong

Bota

Biznesmeni i martuar britanik akuzohet për vrasjen e pastrueses që u

Një biznesmen anglez është akuzuar sot për vrasjen e pastrueses së shtëpisë që u gjet e mbytur në një ujëvarë me plagë të rënda në kokë. 34-vjeçari i paemëruar publikisht, është arrestuar bashkë me bashkëshorten e tij në stacionin  e trenit West Kowloon një ditë më parë, shkruan Daily Mail.

Policia dyshon se i akuzuari shkoi në parkun ujor Waterfall Bay Park bashkë me viktimën të dielën në mesditë, por rreth 40 minuta më vonë ishte parë i vetëm duke marrë një taksi për t’u kthyer.

Punonjësja shtëpiake, një 25-vjeçare emigrante nga Indonezia, u gjet e vdekur në ujë mëngjesin e të hënës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo besohet se ka humbur jetën prej plagëve në kokë, shkruan rrjeti vendas South China Morning Post, teksa ekzaminimet zbuluan gjithashtu plagë në gjymtyrët e saj.

Bashkëshortja e 36-vjeçarit është një vendase nga  Hong Kong, dhe sipas raportimeve është arrestuar si e dyshuar se ka ndihmuar të dyshuarin e vrasjes.

Policia konfirmonte se burri do të dalë në gjyq nesër kurse bashkëshortja e tij më vonë këtë muaj.

Mediat vendase thonin se burri dhe gruaja e tij nga Hong Kong jetonin prej disa vitesh në zonën South Horizons, dhe kishin një biznes të vogël së bashku.

Policia tha se hetimet vazhdojnë.

Zhvillimi vjen teksa një bankier britanik është burgosur me pare në Hong Kong pasi u shpall fajtor për vrasjen makabre të një vajze nga Indonezia në shtëpinë e tij të luksit.

Bankieri me probleme mendore kishte regjistruar video të torturës së gruas ku zotohej të lëndonte të tjera viktima pas saj, shkruan Daily Mail.

ME TE LEXUARAT