Aksident në aksin Peqin-Elbasan, fëmija i mitur ndërron jetë nga përplasja e dy makinave

Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, fëmija i mitur ndërron jetë

Një aksident është regjistruar këtë të Enjte rreth orës 14:00 në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë  dy automjete.

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, fëmija i mitur ndërron jetë

Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç.

Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.

I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.

Ai u përplas nga automjeti  tip Volkswagen Golf.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petrit  41 vjeç.

 

ME TE LEXUARAT