Bisedimet e paqes, Zelensky: Ukraina ka nevojë për detaje konkrete mbi garancitë e sigurisë

Bota

Bisedimet e paqes, Zelensky: Ukraina ka nevojë për detaje konkrete mbi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar sqarime të detajuara mbi mënyrën se si do të funksionojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Në një postim në Telegram, ai theksoi se vendit i nevojitet siguri që funksionon në praktikë.

“Kjo është një ndryshim i rëndësishëm. Por ende nuk ka detaje për mënyrën se si kjo do të funksionojë — çfarë roli do të ketë Amerika, çfarë roli do të ketë Evropa, çfarë mund të bëjë BE-ja. Dhe kjo është detyra jonë kryesore.

Na nevojitet një siguri që funksionon në praktikë,” shkroi ai.

Zelensky theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është pjesë e këtyre garancive.

Ai komentoi gjithashtu mbi deklaratat e administratës Trump, sipas të cilave Rusia është e gatshme të pranojë pjesëmarrjen amerikane si pjesë e një marrëveshjeje.

“Kemi dëgjuar nga presidenti Trump se Amerika dhe Putin e shohin këtë në të njëjtën mënyrë,” shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion