Bisedimet e paqes, Irani “rrëzon” Trump: Kemi karta të reja për fushëbetejën

Bota

Bisedimet e paqes, Irani “rrëzon” Trump: Kemi karta të

Zyrtarët iranianë hodhën poshtë shumë nga pretendimet e ngritura më herët nga presidenti amerikan Donald Trump, dhe mohuan se janë duke u përgatitur për një raund të tjetër bisedimesh, duke zbehur shpejt optimizmin në rritje për një marrëveshje.

Nga ky moment, thotë CNN, fati i bisedimeve të paqes nuk është i qartë. Disa zyrtarë të administratës Trump e pranian në mënyrë konfidenciale për rrjetin e njohur amerikan se komentet publike të presidentit kanë qenë të dëmshme për bisedimet, duke vënë në dukje ndjeshmërinë e negociatave dhe mosbesimin e thellë të iranianëve ndaj SHBA-së.

Gjithashtu, zyrtarët amerikanë kanë dyshime se është krijuar një ndarje mes ekipit negociator të Iranit, të udhëhequr nga Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, gjë që ngre pyetje se kush mund ta miratojë marrëveshjen në fund.

“Iranianëve nuk u pëlqeu aspak fakti qe Presidenti po negocionte përmes rrjeteve sociale dhe e bëri të dukej sikur ata kishin miratuar çështje të cilat në të vërtetë, ende nuk i kanë pranuar”, tyha njëri prej burimeve, sipas të cilit pala iraniane shqetësohet në mënyrë të vecantë që të mos shfaqet e dobët në publik. Ghalibaf sakaq shkroi në X se  Irani ka qenë “duke u përgatitur të tregojë karta të reja në fushën e betejës” dhe se nuk do të “pranojë negociata nën hijen e kërcënimeve”.

Mediat amerikane kanë vazhduar të raportojnë se Zëvendëspresidenti JD Vance do të udhëtojë sot në Pakistan për bisedime, teksa thonë se Trump është “jashtëzakonisht i pasigurt” që armëpushimi dy-javor midis SHBA-së dhe Iranit, i cili skadon të mërkurën, do të zgjatet./TCH

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion