Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të miturit në Tiranë, policia reagim zyrtar

Aktualitet

Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me publikimin e disa videove në rrjetet sociale, ku shfaqeshin gra me shami pranë institucioneve arsimore.

Shumë prindër ngritën alarmin për sigurinë e fëmijëve, por sipas policisë gratë nuk kanë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve dhe nuk paraqesin rrezik për ta.

Blutë theksojnë se gratë e shfaqura në video janë iraniane, por të pajisura me lejeqëndrimi në vendin tonë për arsye humanitare.

Reagimi i Policisë së Shtetit: 

Duke marrë shkas nga një  lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit  nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.

Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.

Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion