Bilanc tragjik nga sulmet izraelite në Liban, të paktën 2696 viktima dhe 8264 të plagosur
Lajmifundit
/
4 Maj 2026, 17:38
Bota

Autoritetet në Liban raportojnë një bilanc të rëndë viktimash nga përshkallëzimi i sulmeve izraelite që prej 2 marsit, me 2,696 të vrarë dhe 8,264 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Bejrut.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 17 prill mes palëve, sulmet në territorin libanez vijojnë ende në disa zona, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite bëjnë të ditur se 17 ushtarë të tyre janë vrarë në operacione në Libanin jugor.
Ndërsa dy civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Hezbollahu.


